Dauti: Ka disa budallenj që janë kundër diasporës, por këta duhet të injorohen

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 16:50
Dauti: Ka disa budallenj që janë kundër diasporës, por këta duhet të injorohen

Shkrimtari, Daut Dauti ka folur për ndikimin që ka diaspora në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online"

Ai ka treguar se diaspora ka rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës Shqipërisë, Maqedonisë, etj.

Ai ka shkruar se ekzistenca e këtyre vendeve pa diasporën do të ishte e vështirë.

Postimi i plotë: 

Diaspora
Diaspora luan rol të rëndësishëm në politikën dhe ekonominë e Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Izraelit, Meksikës, etj. Ekzistenca e këtyre vendeve pa diasporën do të ishte e vështirë. Kontributi i disaporës në vendet e tyre të origjinës, nuk është vetëm ekonomik e politik, por edhe kulturor.

Megjithatë, si trajtohet diaspora në Kosovë dhe Shqipëri? Në Kosovë publikisht pritet mirë dhe pasi që e ka edhe të drejtën e votës, është më mirë se në Shqipëri. Kontributi i gjithmbarshëm i diasporës shqiptare tani më dihet. Natyrisht që ka disa budallenj që janë kundër diasporës, por këta duhet të injorohen. 

Kroatët dhe izraelitët e kanë trajtuar këtë temë në mënyrë shkencore dhe mund të gjeni punime të numërta akademike e publicistike. Te shqiptarët, mezi gjeni të lexoni diçka të kësaj fushe. 

Përndryshe, diaspora e Indisë është me madhja dhe  numëron 18 milionë anëtarë; e Meksikës 12 milionë dhe e Kinës 11 milionë.

(Kosova Sot Online)