Haxhiu: Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 17:13
Haxhiu: Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka publikuar disa fakte sipas të cilave pretendon se ka pasur manipulim në konkursin për infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka shkruar se "Faktet po mi dergojnë ata që kanë pësuar nga keqpërdoruesit, pra nga zyrtarët kompetent të ShSKUK-së".

Haxhiu, thotë se manipulime ka pasur edhe në testin me gojë, konkretisht në poentim të kandidatëve.

Haxhiu ka bërë thirrje që prokuroria të merret me këtë keqpërdorim dhe mënyrën se si janë pranuar infermierët në SHSKUK.

(Kosova Sot Online)