KRU 'Prishtina' zbulon një plantacion që ujitej me ujë të pijshëm

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 12:05
KRU 'Prishtina' zbulon një plantacion që ujitej me ujë të pijshëm

Inspektorët kanë zbuluan një plantacion të madh në Bardhosh, i cili ujitet më ujë të pijshëm,  ka njoftuar KRU “Prishtina”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, shkruan KRU “Prishtina”.

KRU Prishtina ka zhvilluar aksione të shpesha kohëve të fundit për luftimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm.

(Kosova Sot Online)