Pendarovski: Për tubimin në Tetovë ku mysafir ishte Kurti organizatorët duhet të sanksionohen

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 13:43
Pendarovski: Për tubimin në Tetovë ku mysafir ishte Kurti organizatorët duhet të sanksionohen

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar për tubimin që u mbajt në Tetovë e Çair, ku mysafir ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pendarovski, në një postim në Facebook, ka shkruar se “theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste paraqet nxitje të urrejtjes e jotolerancës etnike”.

“Theksimi i një ikonografie provokative nacionaliste që promovon idetë shoviniste të mëdha-shtetërore paraqet nxitjen e urrejtjes etnike dhe intolerancës dhe sulmon pa mëdyshje parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik”, ka shkruar Pendarovski.

Presidenti maqedonas ka thënë që organizatorët e tubimeve në Tetovë e Çair duhet të sanksionohen ligjërisht.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë e Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e disapozitave ligjore pçër përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëtor dhe flamujve e simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëjë thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Ndërsa për emërtimin e një rrugë në Çair me emrin e Adem Demaçit, Pendarovski tha se mënyra e realizimit të idesë bie ndesh me parimin e debatit demokratike dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, bie ndesh me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet. Në këtë kuptim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respetuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhen të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”, tha Pendarovski.

(Kosova Sot Online)