Protestë në kryeqytet: Të sillen para gjyqit të gjithë analistët që janë kundër shtetit

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 17:00
Protestë në kryeqytet: Të sillen para gjyqit të gjithë analistët që janë kundër shtetit

Sot në Prishtinë, u mbajt një protestë e pazakontë në mbështetje të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa qytetarë marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e e Qeverisë me pankarta në duar.

Marshi protestues u organizua nga Albert Shabani dhe këtë e bëri të ditur vetë ai në Facebook.

Dsa nga thirrjet e protestuesve ishin: “Ftojmë opozitën që të jetë konstruktive në Parlament dhe jashtë tij në mbështetje të shtetit dhe sovranitetit, pushteti merret me vota, jo me grushta” dhe “Të sillen para gjyqit të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)