Kapiti: Politika kosovare i ka zhgënjyer edhe aleatët e Kosovës
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës a thua se është problem botëror.Politika e Kosovës , e shtetit më të ri të Europës nuk është deri tani ,nuk është në gjëndje që të zgjedhë Presidentin e Kosovës, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar nuk ishte në gjëndje që të zgjidhta kryetarin e Parlamentit.
Kosova shkon nga një palë zgjedhjesh në një palë tjetër por krizat institucionale nuk i zgjidh.Kosova, politika e saj do të duhej që të mos prodhonte kriza , në mënyrë që të rritej prestigji, autoriteti dhe numri i njohjeve ndërkombëtare.Këtë gjë e duan edhe shtetet aleate të Kosovës, ato shtete të cilat ndërhynë dhe kontribuan aq shumë për Pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës.
Mirëpo politika kosovare i ka zhgënjyer edhe aleatët e Kosovës me pamundësinë e partive politike për të zgjedhur Presidentin. Madje bota po cuditet se si është e mundur mospajtushmëria, moskonsensusi dhe mosbesimi te shqiptarët për të zgjidhur dhe zgjedhur Presidentin e Kosovës.
Në vënd që Kosova të promovonte shtetin modern e ligjor, të promovonte unitetin kombëtar shqiptar dhe meritueshmërinë për integrimin në BE dhe në institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, Kosova sot prej politikanëve të saj është në udhëkryq.
Politika e papërgjegjshme , veprimtaria e saj të krijon përshtypjen publike sikur Kosova është qëndra e gravitetit politik botëror. Politikës në Kosovë ashtu si asaj në Shqipëri nuk i intereson interesi kombëtar dhe ai i përgjithshëm por vetëm interesi personal, asaj i intereson pushteti dhe përfitimet prej tij.Politika e xhveshur nga morali dhe politika e paturpësisë, neglizhencës dhe e mosinteresimit për mirëqënien dhe sigurinë ligjore dhe ekonomike i detyron shqiptarët që të largohen nga atdheu.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
