Dy vajza aksidentojnë veturën me qira dhe largohen

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 11:13
Dy vajza aksidentojnë veturën me qira dhe largohen

Një aksident ka ndodhur ndje në aksin Vlorë-Kuç, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas verifikimeve ka rezultuar se makina është marrë me qira nga dy vajza.

Dy vajzat dyshohet se e kanë braktisur automjetin dhe janë larguar pas aksidentit.

Policia ka njoftuar se deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Informacion paraprak nga policia e Vlorës:

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskëagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

(Kosova Sot Online)