Suharekë: Gjuajti me pushkë automatike, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 13:46
Suharekë: Gjuajti me pushkë automatike, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar, pasi në në fshatin Grejkovc të Suharekës, në një gazmend familjar ka gjuajtur me një pushkë automatike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës pas marrjes së informacionit ka nisur hetimet rreth rastit.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar, pesë (5) gëzhoja te cal.7.62, një Karikator, një pushkë automatike AK-47.

(Kosova Sot Online)