Arrestohet 33 vjeçari shqiptar në mes të parcelës me drogë në Itali

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 14:00
Arrestohet 33 vjeçari shqiptar në mes të parcelës me drogë në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në një plantacion kanabisi në komunën e San Donato di Nineas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave të huaja, droga ishte mbjellë 200 metra larg, afër sistemit të ujitjes.

Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar për përfshirjen e personave të tjerë si dhe tregun ku do të tregtohej lënda narkotike.

(Kosova Sot Online)