Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 14:40
Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë

Edhe një person tjetër është arrestuar, si i dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari është K. M., 25 vjeçar.

“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”

Viktima, S.M. u gjet pa shenja jete më 12 gusht në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë. Fillimisht rasti ishte kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa më vonë u rikualifikua si “Vrasje e rëndë”.

(Kosova Sot Online)