Ambasadori amerikan: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 15:29
Ambasadori amerikan: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot është takuar me ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier është ndalur te detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

Hovenier ka shkruar se takimi me Rashiqin ishte një takim i mirë.

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, thuhet në postimin në llogarinë e Ambasadorit, në Twitter.

(Kosova Sot Online)