Abbott: Veprat e Kadaresë dhe Naim Frashërit kanë kontribuar në letërsinë botërore

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 15:55
Abbott: Veprat e Kadaresë dhe Naim Frashërit kanë kontribuar në letërsinë botërore

Për pjesëmarrjen e tij në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Gjuhën Shqipe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka njoftuar se ka mësuar Gjuhën Shqipe dhe për këtë fakt ndihet i nderuar.

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”, tregon ai se është shprehur në fjalimin e tij në këtë Seminar.

(Kosova Sot Online)