Policia arreston edhe një të dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 16:33
Policia arreston edhe një të dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Për vrasjen e ndodhur më 12 gusht në Mitrovicë, policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dytë të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kujtojmë, që Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e datës 12.08.2023 kur në rrugën e UÇK –së të Mitrovicës së Jugut ishte gjetur pa shenja jete viktima 65-vjeçar me inicialet S.M.

“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)