SHBA vijon ndihmat ekonomike për Ukrainën

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 18:21
SHBA vijon ndihmat ekonomike për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë rreth 200 milionë dollarë të tjerë në ndihma për rritjen e sigurisë në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndihma përfshin municione të mbrojtjes ajrore, artileri, predha dhe pajisje për pastrimin e minave, tha Antony Blinken, sekretari i shtetit amerikan.

SHBA i ka dërguar Ukrainës më shumë se 60 miliardë dollarë në ndihmë humanitare, ushtarake dhe financiare, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore që prej nisjes së konfliktit mbi një vit më parë.

(Kosova Sot Online)