Rashiq: Hovenier po tregon që është mik i vërtetë i Kosovës

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 18:32
Rashiq: Hovenier po tregon që është mik i vërtetë i Kosovës

Nenad Rashiqit, ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i shkoi sot në zyrë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rashiq tha se nuk është hera e parë që takohen dhe e quajti atë mik të vërtetë të Kosovës dhe të komuniteteve.

“S’është takimi i parë. Kjo është hera e tretë apo e katërt që takohemi. Z. Hovenier është një njeri që e përkrah procesin e kthimit dhe që në takimin e parë e kam marrë një mbështetje”, tha Rashiq.

Rashiq tha se Hovenier mbështetë edhe aktivitetet e ministrisë që e drejton ai.

“Hovenier edhe njëherë po tregon që është një mik i vërtetë për Kosovën, por po ashtu edhe i komuniteteve”, tha Rashiq.


(Kosova Sot Online)