Ja kush thotë: Nuk shoh kushte për zgjedhje të reja në Veri

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 19:41
Ja kush thotë: Nuk shoh kushte për zgjedhje të reja në Veri

Në katër komunat veriore të Kosovës, zgjedhjet e reja të mundshme po diskutohen tash e disa muaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai ka thënë se nuk sheh parakushte dhe as kushte që ato të ndodhin.

“Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare?. Unë kam deklaruar se më mirë do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.

(Kosova Sot Online)