Për të dalë nga Kosova deri në katër orë pritje në Merdarë

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 20:00
Për të dalë nga Kosova deri në katër orë pritje në Merdarë

Në pikat kufitare, vërehet një fluks i madh këtyre ditëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mërgimtarët i kanë mbaruar pushimet dhe kanë nisur të kthehen në vendet ku punojnë.

Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, ka në Merdarë.

Aty bashkatdhetarët duhet të presin deri në katër orë.

Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në 1 mijë e 200 metra.

Ndërkaq, dukshëm më pak presin ata që dalin nga territori i vendit tonë nga pika kufitare e Muçibabës.

Në këtë pikë pritjet nuk shkojnë më shumë se një orë.

Derisa tek Dheu i Bardhë, qytetarët nuk duhet të presin më tepër se 30 minuta.

(Kosova Sot Online)