Rashiq e zbulon si iu anuluan takimet në Bruksel

  • A..P /
  • 14 August 2023 - 20:14
Rashiq e zbulon si iu anuluan takimet në Bruksel

Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim, ka thënë se është viktima e parë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës pasi i janë anuluar disa takime në Bruksel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka njoftuar në Twitter, Gerald Knaus, i cili ka treguar se Rashiq pati takime më 19 qershor për të diskutuar për mbështetjen ndaj pakicës serbe.

Por takimet i janë anuluar, pikërisht shkak i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, ku përfshihet edhe mos-pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë në takime.

Kosova Sot Online)