Konflikti i vjetër i merr jetën me “kaçavidë” të riut në Bulqizë

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 09:40
Konflikti i vjetër i merr jetën me “kaçavidë” të riut në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një 26 vjeç është goditur me kaçavidë nga jë 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

(Kosova Sot Online)