"Do ta përjashtojmë Besnik Mujecin nëse konfirmohet se është arrestuar për drogë"

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 12:32

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një nga të arrestuarit është raportuar se është asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

Në lidhje me këtë çështje Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për anëtarin e tyre, por nëse vërtetohet sipas tij ai do të përjashtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e kemi konfirmu ende, e kam parë këtë emër që po qarkullon në portale por nuk e di a është i njëjti, nuk munda ta kontaktoj Besnikun, do të tentojmë të kontaktojmë dhe ta kuptojmë për cfarë bëhet fjalë. Ende s’e kemi verifiku a është… Nëse është i vërtetë lajmi hapi i parë që do të bëjmë është ta përjashtojmë direkt nëse konfirmohet nëse është i arrestuar për këtë arsye”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)