Kamberi: Ka disa herë që Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me Qeverinë e Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 14:31
Kamberi: Ka disa herë që Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me Qeverinë e Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës me qeverinë e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, përcjell "Kosova ot Online".

Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, sipas tij, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë” duke pyetur se pse e pengon kjo Vuçiqin dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?

Kamberi ka shtruar pytjen “Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese mardhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?”.

(Kosova Sot Online)