Si e mbylli Kurti me dy bankete dorëheqjen e ministrit Mehaj

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 15:37
Si e mbylli Kurti me dy bankete dorëheqjen e ministrit Mehaj

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti II, dha dorëheqje një javë më parë, “për arsye familjare”. Derisa aludohej për mosmarrëveshje të Mehajt me zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti dhe zëdhënësi i tij thanë se ai dha  dorëheqje për shkak të një sëmundjeje të rrallë të gruas së tij. Mehaj, familja e të cilit jeton në Norvegji, prej nga ka ardhur edhe ai për t’iu bashkuar Qeverisë, nuk e konfirmoi, apo komentoi asnjëherë arsyen.

Mehaj u largua nga Qeveria, por jo edhe nga Kosova. Përcjellja e tij zgjati gjashtë ditë, si për asnjë zyrtar tjetër të dorëhequr.

Pritjet lamtumirëse, lëvdatat, falënderimet dhe keqardhjet për largimin e Mehajt, nisën fillimisht t’i shprehin ambasadat e huaja.

Pasi u largua nga zyra e Kurtit në takimin që supozohej të ishte lamtumirës, Mehaj shkoi në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për një takim me Ambasadorin Hovenier. Ndonëse raportet Qeveri – SHBA ishin përkeqësuar muajt e fundit, Diplomati amerikan kishte fjalë superiore për ministrin Mehaj.

“E vlerësova mundësinë që të falënderoj ish-Ministrin e Mbrojtjes, Mehajn, për shërbimin e tij, bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe partneritetin gjatë mandatit të tij. Ia dëshiroj të gjitha të mirat në angazhimet e tij të ardhshme“, shkroi Hovenier.

Menjëherë pas lajmit të largimit të Mehajt, keqardhje shprehu edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

(Kosova Sot Online)