Ky është djali i hasretit nga Kosova që ndërroi jetë në aksident

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 15:42
Ky është djali i hasretit nga Kosova që ndërroi jetë në aksident

Në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një veturë me targa të Gjermanisë humbi kontrollin duke rënë në rrugë nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës.

Një ditë më pas nga lëndimet e marra ndërroi jetë 17 vjeçari Altin Hyseni.

Kosova Sot merr vesh se viktima është nga fshati Katunishtë i Podujevës.

Altini ishte djali i vetëm i familjes, vëlla i dy motrave.

Burime bëjnë të ditur se motra e viktimës dhe i fejuari i saj janë duke u trajtuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)