Policia e Kosovës del me kërkesë për mërgimtarët

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 16:21
Policia e Kosovës del me kërkesë për mërgimtarët

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media për shkak të fluksit të madh në pikën kufitare në Merdar, ka bërë thirrje për qytetarët dhe bashkëatdhetarët që të shfrytëzojnë për kalim edhe pikat tjera kufitare me Serbinë, siç janë Muqibaba, Jarinje, Bërnjak dhe Mutivodë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se në këto pika, ka me pak pritje derisa në orët e mbrëmjes s’ka pothuajse fare pritje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata,  Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa  në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.

(Kosova Sot Online)