'Shpërthen' Bekim Haxhiu: Po vjen era 'shtet' mafioz

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 16:30
'Shpërthen' Bekim Haxhiu: Po vjen era 'shtet' mafioz

Pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.

 

“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë.Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa. Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era “SHTET” mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar. Me drogë paskan mendu me bashku klanin e mafiozave”, ka shkruar ai.

 

Mediat në Shqipëri njoftuan gjatë ditës së sotme për një aksion të madh policor në Shqipëri ku u arrestuan pesë persona, mes tyre edhe Besnik Mujeci, asambleist i Vetëvendosjes në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)