Haxhiu: Kosova është e gatshme për të bashkëpunuar me Shqipërinë

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 18:03
Haxhiu: Kosova është e gatshme për të bashkëpunuar me Shqipërinë

Për rastin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili është kapur bashkë me një kosovar tjetër nga Policia e Shqipërisë nën dyshimet për trafik narkotikësh, është lajmëruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe ka sjellur para drejtësisë shumë trafikantë përmes bashkëpunimit juridic.

Ajo thotë se edhe për personat që janë arrestuar në Shqipëri dhe për secalin rast tjetër, Qeveria e Kosovës është e gtashme të bashkëpunojë dhe t’i adresojë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

 Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellur para drejtësisë.

Për personat e arrestuar në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.


(Kosova Sot Online)