Kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur nga nesër

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 19:26
Kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur nga nesër

Rruga “Ismet Krasniqi” (segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve), do të mbyllet për qarkullim të veturave, ka bërë të ditur kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e KRUP thuhet se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim nga nesër 16 gusht deri më 24 gusht, duke filluar nga ora 07:30 deri më 17:00.

“Njoftohen banorët që, për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ ( segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve) dhe me pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, e në koordinim me Policinë e Kosovës, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave nga data 16.08.2023 deri më datën 24.08.2023, prej orës 7:30-17:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)