Serwer: Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës, janë duke u toleruar veprimet e Beogradit

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 09:55
Serwer: Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës, janë duke u toleruar veprimet e Beogradit

Profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar,gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime.

Serwer ka shtuar se i vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje.

“Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit, ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake”, thotë Serwer.

(Kosova Sot Online)