
Në korrik erdhën 188 mijë vetura të mërgimtarëve

Fluksi i mërgimtarëve vazhdon të jetë aktiv, ku shumë prej tyre kanë ardhur në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka treguar se shifrat e hyrjeve duke u bazuar në vetura, vetëm gjatë muajit korrik, ka një rritje të dukshme.
“Korrikun nëse ne e kemi pritur që vijnë rreth 100 mijë vetura, kësaj radhe kanë ardhur 188 mijë. Nëse i marrim targat vendore që janë 490 mijë në Kosovë, edhe rreth 250 mijë që iu shtohet këta dy muaj e gjysmë normalisht është numër i madh dhe s’është trafiku i njëjtë sikur viteve të kaluara”, ka thënë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
(Kosova Sot Online)