Dogana e Kosovës gjen substanca narkotike në dërgesën postare nga shtetet e huaja

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 14:09
 Dogana e Kosovës gjen substanca narkotike në dërgesën postare nga shtetet e huaja

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot ka parandaluar tentim kontrabandimin e substancave narkotike përmes postës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë në një dërgesë postare është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet tentim kontrabandimi i substancave narkotike përmes dërgesave postare

Prishtinë 16 gusht 2023 Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja. Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)