Daka: Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 14:32
Daka: Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se Kosova ka mundësi vet t’i organizojë zgjedhjet në veri, duke thënë se Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daka ka shtuar se këtë standard e kanë vlerësuar intitucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo i mi , natyrisht ky është mendim i i mi personal po gjithsesi do të ishte kthim prapa sepse Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, standard që e kanë vlerësuar të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë ndërkombëtare dhe do të ishe besoj hap i gabuar që tash të kthehemi në një pikë ku kemi qenë shumë kohë më parë .”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)