Murati ka një ftesë për të gjithë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 14:40
Murati ka një ftesë për të gjithë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vite stazh, të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, përcjell “Kosova Sot Online”

Tutje, Murati ka shkruar se zyrat e pensioneve pastaj do t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve.

(Kosova Sot Online)