Hovenier thotë se s’ka ndalesë për importin e barnave nga Serbia

  • E.k /
  • 16 August 2023 - 14:50
Hovenier thotë se s’ka ndalesë për importin e barnave nga Serbia

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se u tentua të keqinterpretohet situata me ndalimin e mallrave nga Serbia për çështjen e furnizimit me barna, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ka parë disa lajme në media për këtë dhe se janë interesuar me seriozitet për të parë si qëndron situata.

“Ajo që është e ndaluar tani janë mallrat e prodhuara nga Serbia, që në njëfarë mënyrë i ndikojnë furnizimin me barna dhe pajisje medicinale. Kjo është një gjë serioze dhe e kemi marrë shumë seriozisht, kështu që kemi folë me autoritetet kosovare dhe u munduam të marrim njohuri nga homologët serbë për të na ndihmuar që të kuptojmë situatën dhe më duhet të jem i qartë se – siç e kuptojmë ne – se barnat dhe furnizimi me medikamente importohen nga Serbia sot sikurse ka qenë para datës kur janë marrë masat [nga Qeveria e Kosovës]. Më duhet ta them se kjo duket sikurse njerëzit tentojnë që potencialisht të keqinterpretojnë situatën, nuk mund ta them se pse”.

(Kosova Sot Online)