Ky shtet regjistron temperaturë rekorde

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 15:30
Ky shtet regjistron temperaturë rekorde

Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperatura rekorde është regjistruar të martën në provincën Eskishehër, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki në rrjetin social X, të njohur më parë.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021 – 49.1 gradë Celsius.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të mërkurën se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron te ndryshimet klimatike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.

Ndonëse fenomeni El Nino, që aktualisht është aktiv, ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata, ka thënë Onol për agjencinë e lajmeve dpa.

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vjetët e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, ka thënë Onol.

Ai ka parashikuar që piku i sezonit turistik në të ardhmen do të bartet në shtator dhe tetor.

(Kosova Sot Online)