U kap me 59 kg marihuanë në Skenderaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 15:41
U kap me 59 kg marihuanë në Skenderaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se personi në fjalë dyshohet se në fshatin Vajnikë të Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substance narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me date 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substance narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)