Pse gjykata në Serbi i ndaloi filmat e autorit shqiptar?

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 15:46
Pse gjykata në Serbi i ndaloi filmat e autorit shqiptar?

Me vendim të Gjykatës së Lartë në Vranjë, në Serbi është ndaluar shfaqja e filmit “I pabesi” i autorit shqiptar Gani Veseli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dërguar medias, trupi gjykues ka vlerësuar të bazuar propozimin e Prokurorisë Publike se kjo vepër “avokon dhe nxitë diskriminim dhe urrejtje”.

Me të njëjtin vendim është lejuar shfaqja e një filmi tjetër të Veselit, me titull “Heshtja vret”, por me kusht që, ndër të tjera, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, si sponsorizuese e filmit.

(Kosova Sot Online)