Nominimi i O’Brien për ndihmëssekretar, Hovenier: Ka njohuri dhe eksperiencë për Kosovën dhe Serbinë

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 15:52
Nominimi i O’Brien për ndihmëssekretar, Hovenier: Ka njohuri dhe eksperiencë për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur edhe për nominimin e Jim (James) O’Brien, në postin e ndihmëssekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, transmeton "Kosova Sot Online".

Hovenier theksoi se shpreson që O’Biren të zgjidhet në këtë post për të “avancuar qëllimet strategjike të SHBA-së në Kosovë.

Tutje, Hivenier tha se O’Brien ka njohuri dhe eksperiencë për Kosovën dhe për Serbinë.

“E gjitha që mund të them është që presidenti [amerikan Joe,] Biden beson se ka nominuar dikë që është shumë i aftë për këtë pozitë. Unë kam pasur kënaqësinë që në të kaluarën të punoj me zotin O’Brien për çështje të rajonit. Qartësisht ai ka shumë njohuri për rajonin dhe po ashtu ka njohuri dhe eksperiencë për Kosovën dhe Serbinë”, tha Hovenier.

(Kosova Sot Online)