Hovenier: Qeveria të marrë hapa kur gazetarët kërcënohen

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 16:20
Hovenier: Qeveria të marrë hapa kur gazetarët kërcënohen

Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa kur gazetarët kërcënohen gjersa janë duke e bërë punën e tyre, ka theksuar ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i ShBA-së tha se gazetaria është pushteti i katërt dhe si i tillë ka rol fundamentale në informimin e publikut për të vënë në pah abuzime potenciale, gjë që sipas tij, shërben në mirëmbajtjen e një demokracie të mirëfilltë.“Mendoj që është e udhës që Qeveria e Kosovë duhet të marrë e bëjë hapa kur gazetarët në Kosovë kërcënohen përderisa janë në krye të detyrës. Kjo është përgjegjësia e autoriteteve në Kosovë. Shumë mund të pajtohen se ne e kemi bërë më të mirën sa i përket lirisë së gazetarëve për të operuar pa pengesa e kërcënime dhe sigurisht pa u sulmuar, dhe kjo është dispozitë fundamentale e politikbërjes. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Në një intervistë të mëparshme flas në një kontekst tjetër se si një nga baballarët themelues, Thomas Jefferson, ka thënë se gazetaria është pushteti i katërt, sepse roli që gazetarët luajnë në informimin e publikut për të sjell në dritë probleme a abuzime potenciale është në mënyrë kritike e rëndësishme për një demokraci të shëndetshme”, u shpreh Hovenier.

Ai shtoi se presin që autoritetet e institucioneve të Kosovës të mbajnë përgjegjës individët që në çdo lloj forme veprojnë kundër gazetarëve.“Sigurisht që ne e dënojmë çdo kërcënim ndaj gazetarëve, njëjtë siç e dënojmë çdo tentativë për të armiqësuar ose për të kërcënuar a penguar punën e tyre, dhe kjo mbetet qëndrimi ynë. Por presim që autoritetet e institucioneve të Kosovës të mbajnë përgjegjës njerëzit që fizikisht ose nëpërmjet rrjeteve sociale a mënyrave të tjera tentojnë të kërcënojnë apo dekurajojnë a veprojnë kundër gazetarëve”, tha Hovenier.

(Kosova Sot Online)