41-vjeçari nga Podujeva që vdiq në QKUK varroset sot

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 17:06
41-vjeçari nga Podujeva që vdiq në QKUK varroset sot

Një person i cili ishte lënduar në vendin e punës në muajin qershor të këtij vit, policia sot ka njoftuar se në QKUK ka ndërruar jetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Muhamet Hodolli nga Podujeva.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 18:00 – në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme.

“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Raportohet se  me datë 15.08.2023 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)