Reuten: Vuçiq po refuzon të zgjedhë atë që është e mirë për popullin e tij

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 17:11
Reuten: Vuçiq po refuzon të zgjedhë atë që është e mirë për popullin e tij

Shkrimin e CNN për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili thoshte se qasja e Perëndimit “nuk shoh të keqe” ndaj tij ka filluar të plasaritet, e ka lavdëruar eurodeputeti holandez Thjis Reuten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Vuçiq po refuzon të zgjedhë atë që është e mirë për popullin e tij, derisa përmendi edhe “zbutjen” që po i bëhet Serbisë nga Perëndimi.

“Një lexim i mirë për presidentin e Serbisë Vuçiq [i cili] tashmë për më shumë se një dekadë që refuzon të bëjë zgjedhje të qarta në interes të popullit të tij. Ndihmuar nga një politikë katastrofike qetësimi nga BE dhe aleatët”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)