Ja kush kërkon falje pasi tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 19:54
Ja kush kërkon falje pasi tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit

Stian Jenssen, shefi i shtabit të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, është tërhequr nga deklarata e djeshme ku tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të anëtarësimit në NATO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jenssen tha se deklarata e tij “ishte një gabim” dhe se nuk do të duhej ta thoshte në atë mënyrë.

“Ishte pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth skenarëve të mundshëm të ardhshëm në Ukrainë, dhe unë nuk duhej ta kisha thënë në atë mënyrë.

“Nëse, dhe e theksova nëse, arrini në pikën ku mund të negocioni, situata ushtarake në terren do të jetë absolutisht qendrore dhe do të ketë një ndikim vendimtar se si do të duket një rezultat i mundshëm i kësaj lufte”, tha ai, shkruan Sky.

Pas deklaratave që Jenssen bëri dje, përgjigja e Kievit ishte e fuqishme, duke i cilësuar komentet si “qesharake” dhe absolutisht të papranueshme”.

Pas reagimit të Ukrainës, NATO për një media ukrainase tha se qëndrimi i Aleancës nuk ka ndryshuar dhe NATO është në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës.


(Kosova Sot Online)