Arrestohet personi i dënuar me burgim në Viti

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 20:14
Arrestohet  personi i dënuar me burgim në Viti

Personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar), stacioni policor Viti sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore e ka arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’.

“I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)