Gjinovci: Albin je ka shkon rrugës së Hashimit haver

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 20:55
Gjinovci: Albin je ka shkon rrugës së Hashimit haver

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për projektin e rrugës Prizren – Tetovë, e ka kritikuar Rron Gjinovci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjinovci thotë se Kurti ”po shkon rrugës së Hashim Thaçit“, por thotë se nuk i shkon gjatë sa Thaçit.

”Rruga Prizren -Tetovë është turbo follk politik. Arsimin s’e ki kërkah, shëndetësinë kërkah, ti po don me nisë rrugë minimum 200 milion Euro pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike (sepse s’ka). Ti je ka shkon rrugës t’Hashimit haver . Ama ty nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes“, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Kryeministri Kurti ka pasur një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku e ka përmendur edhe këtë projekt, madje edhe e ka vizituar zonën ku pritet të ndërtohet rruga Prizren – Tetovë.

(Kosova Sot Online)