Ambasadorja e ShBA-së: Për aspiratat euroatlantike, Mali i Zi duhet të mbështesë edhe sovranitetin e Kosovës

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 07:55
Ambasadorja e ShBA-së: Për aspiratat euroatlantike, Mali i Zi duhet të mbështesë edhe sovranitetin e Kosovës

Ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur për hapat që qeveria malazeze duhet t’i ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ajo përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me pwrfshirë Kosovën.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)