Si e përdor Aleksandar Vuçiq median që ai e kontrollon, për të ‘gatuar’ histori të rreme për Serbinë

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 08:00
Si e përdor Aleksandar Vuçiq median që ai e kontrollon, për të ‘gatuar’ histori të rreme për Serbinë

Aleksandar Vuçiq po vazhdon ‘i kontrollojë disa media në Serbi. Si pasojë, këto media po krijojnë hapësirë edhe ta shtrembërojnë historinë apo edhe të gënjejnë për një histori të paqena të ish-Jugosllavisë.

Kështu po ndodh me një serial serb në njërin nga televizionet në Serbi, që qartë del dhe e përkrah presidentin serb, Tv Pink.

Bëhet fjalë për një serial të quajtur “Burrë mos u zemëro”. Seriali përmban satirë kundër opozitës dhe ish-presidentëve të Serbisë. Natyrisht pa u përfshirë këtu edhe ai aktual, Aleksandar Vuciq.

Për këtë gjë, ka reaguar njëri nga ish-udhëheqësit e Serbisë Boris Tadiq.

Dekada gjatë së cilës SNS ishte në pushtet u shënua me falsifikimin e historisë dhe realitetit, tha ish-presidenti i Serbisë dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate Boris Tadiq, duke komentuar redaktimet e fundit të drejtuara nga TV Pink.

“Në këtë kuptim, kjo shfaqje është vetëm një përmirësim teknologjik i të njëjtit realitet të rremë që ka vite që u ka larë trurit qytetarëve. Prandaj mendoj se është gabim të reagosh ndaj këtij emisioni jashtë kontekstit të gënjeshtrës së përgjithshme që po përhapet gjatë gjithë kohës”, tha Tadiq për N1.

Ai deklaroi se në dekadën e kaluar, “e gjithë jeta e tij politike është falsifikuar dhe metoda e atij falsifikimi thjesht ndryshon në përputhje me përparimin teknologjik”.

“Fillimisht ka qenë përmes mediave konvencionale, më pas rrjeteve sociale dhe tani e kemi edhe këtë formë. Gënjeshtra dhe qëllimi i gënjeshtrës janë njësoj, ndryshon vetëm pamja. Meqë ra fjala, edhe ky shembull tregon se nuk mjafton vetëm të kesh teknologjinë në dispozicion. Sasia e marrëzive dhe pavërtetësisë së këtyre regjistrimeve tregon se përveç inteligjencës artificiale, është ende e nevojshme të kemi inteligjencë natyrore. Dhe përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të përcaktohet saktësisht dhe qartë me ligj në mënyrë që të mos keqpërdoret”, tha Tadiq.

Por për çka po reagon Tadiq?

Televizioni që kontrollohet nga presidenti serb Aleksandar Vuciq, po e realizon një serial të quajtur “Burrë mos u zemëo”.

Në 100 episodet e para të këtij seriali do të shfaqen edhe ish-presidentët e Serbisë dhe Jugosllavisë. Në mesin e tyre eddhe Tadiq.

Vuçiq dhe propagandistët e tij besojnë në projektin e pushtetit pa përgjegjësi.

“Zheljko Mitroviq fshihet pas gjoja satirash me mbështetjen e autoriteteve dhe në thelb është e qartë se pas këtyre incizimeve fshihen gënjeshtra dhe mashtrime të qytetarëve, të bëra me ndihmën e inteligjencës artificiale”, thuhet në SSP, transmeton Danas.

Pronari i televizionit Pink, Zheljko Mitroviq, ditët e fundit ka paralajmëruar projekte të ndryshme origjinale: reality shoë i ri “Elita”, televizioni i ri “Glavna TV” dhe gazetarë të avatarit dixhital, një serbe dhe një serbe.

Mitroviqi, siç ka shkruar në Tëitterin e tij, në mënyrë “humoristike” do të merret edhe me realitetin serb – atë të opozitës.

(Kosova Sot Online)