Hekuran Murati: 742 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2024

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 11:45
Hekuran Murati: 742 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal për vitin 2024 parashihet të rritet deri në 742.3 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2024 parasheh një rritje prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023.

Tutje, Muratai ka shkruar se buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)