Grabitje: 20 vjeçari hyn në market dhe boshatis arkën në Korçë

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 14:23
 Grabitje: 20 vjeçari hyn në market dhe boshatis arkën në Korçë

Një person ka hyrë në një market në Korçë dhe ka arritur që të vjedh një shumë parash, përcjell “Kosova Sot Online”.

20-vjeçari ka marrë një shumë të parash nga arka, ku më pas është larguar.

Ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia është duke punuar që të kapin autorin e kësaj vjedhje.

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)