Zëdhënësi i BE-së:Nevojiten hapa të tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 15:12
Zëdhënësi i BE-së:Nevojiten hapa të tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës

Blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë e policisë në dhe përreth komunave në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nevojiten edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejmë të situatës në veri.

Stano ka shtuar në mënyrë që ta zbutet kriza aktuale, duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme sa më shpejt që është e mundur.

“Këto janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)