Targa për ngjarje kriminale: Arrestohet 23-vjeçari, kishte vjedhur targat e disa veturave

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 15:52
Targa për ngjarje kriminale: Arrestohet  23-vjeçari, kishte vjedhur targat e disa veturave

Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur targat e 11 automjeteve në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit, me qëllim për t’i dërguar jashtë Shqipërisë për tu përdorur për veprimtari kriminale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapjen e shtetasve që kryejnë vjedhje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plate number”.

Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”, dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura.

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)