Në këtë vend të Kosovës mbyllen dy lokale

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 16:52
Në këtë vend të Kosovës mbyllen dy lokale

Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale, për inspektim të zbatimit të vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, vendim i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile dhe të njëjtat janë mbyllur.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.

Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku  500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.

(Kosova Sot Online)